Preç Zogaj: Kjo është opozita më e mirë në 20 vjet, fitoi kauzën e dekriminalizimit
Shkrimtari dhe gazetari Preç Zogaj ka deklaruar se opozita e sotme është opozita më e mirë në këto 20 vite. Në “Forumin Shqiptar për Demokraci”, Zogaj tha se opozita ka fituar një kauzë që asnjë opozitë nuk e ka fituar, atë të dekriminalizimit.Preç Zogaj: Unë mund ta them me bindjen më të plotë se Shqipëria nuk ka pasur asnjë opozitë më të mirë se kjo që ka sot në këto 20 vjet. Opozitë të mbështetur në fakte, në argumenta dhe në arsye. Për arsyen edhe unë kam ndonjë vërejtje se opozita devijon ndonjëherë. Është problem i madh edhe i PD arratisja nga arsyeja. Nëse kjo opozita nuk kthehet tek arsyeja, nuk bind do ta ketë të vështirë. Por kjo opozitë u përball me një qeverie që erdhi me agjendën e vitit zero. Kush e priste këtë? Unë mendoj se gjërat kanë vazhdimësi, një qeveri vjen sjell dicka të re në marzhin e përmirësimit që mund të sjellë një qeveri demokratike. Nuk vjen për botën e re, për njëriun e ri, për rilindjen se këto janë teza që prodhojnë mizori, por askush nuk e priste. Opozita u përball dhe unë nuk kam parë përballje më të argumentuar. Opozitë që artikulon, paralajmëron shqitparët se po shkojmë drejt një skenari të zi , sepse kjo është politika që na prezantoi. Opozitë ka fituar një kauz që asnjë opozitë në historinë e Shqipërisë nuk e ka fituar, kauzën e dekriminalizimit.Zogaj kritikoi qeverinë, duke u shprehur se kjo qeveri e ka djegur mandatin 4 vjeçar në 2 vjet.Preç Zogaj: Ngjarja reale këtu është se populli voton për 4 vjet dhe ne duhet të mësohemi. Unë predikoj që mandatet të shkojnë drejt fundit, qeverive tu jepet mundësia që brenda mandatit të parë apo të dytë nëse votohen të bëjnë atë që kanë premtuar. Ngjarja në Shqipëri është se pritja për qeverine ka mbaruar kohën e vet. Kjo qeveri ka mandate 4 vjecar, brenda 2 vjetëve ka ndodhur kjo që e pohojnë që ka ka vdekur shpresa, pra ky është problemi. Mundet që opozita është gjetur e pa përgatitur sepse opozita ka pasur një axhendë tjetër, axhendën e rinovimit të saj, të përballjes etj dhe normalisht opozita mendon ashtu sic e mendonte për vete në pushtet që mandatet të përfundojnë. Pra ngjarja në Shqipëri është se Qeveria e ka djegur mandatin e saj 4 vjecar në dy vjet.