Telekom Albania ofron teknologjinë më të fundit, si edhe hapësira për argëtimin e të rinjve
Telekom Albania, vjen me një risi, jo vetëm për abonentët e saj, por për të gjithë qytetarët. Telekom Community Store është pikëtakimi më i ri, me një koncept modern, duke vendosur një standard të ri në treg.I pozicionuar në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, Telekom Community Store ofron për të gjithë një hapësirë të pafundme teknologjike, ku gjithsecili është i lirë ta eksplorojë, edhe pa qenë abonent i Telekom.Ambienti është konceptuar, jo vetëm për të ofruar teknologjinë më të fundit, por edhe si hapësira më e re në Tiranë për argëtimin e të rinjve. Në inaugurimin e ambienteve të reja, Hans Christian Schëingen Chief, drejtori i Telekom Group, shprehet i kenaqur me investimet në Shqipëri.Hans Christian: “Pikë së pari mendoj se gjëja më e rëndëishme që ngritëm në Shqipëri është teknologjia. Interneti 4g për shembull, ku ne ishim të parët që aplikuam. Ky vend këtu është qershia mbi tortë. Ne vendosëm të hapim këtë dyqan më herët dhe tani jemi këtu”.Klientët do të gjejnë tavolina me prekje, ku mund të lundrojnë në internet, ndërkohë në të tjera zona do të jenë në dispozicion edhe tableta e laptopë të teknologjisë së fundit.