Rama: Zgjerimi i NATO-s të vijojë me Kosovën
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg që zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës, të vijojë me Kosovën. Gjatë vizitës në Tiranë të Jens Stoltenberg, Rama tha se në rajonin e Ballkanit nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarishtEdi Rama: Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të pranuar Malin e Zi, sepse zgjerimi i aleancës është zgjerimi i hapësirës së lirisë paqes dhe demokracisë Jemi mbështetës për vijimin e këtij procesi me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën. Në këtë rajon nuk duhen lënë zonat gri, dhe duhen eliminuar të gjithë potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht.