Letra e Metës: Të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore

Kryetari i parlamentit Ilir Meta u ka kërkuar 6 partive parlamentare të nisin punën për reformën zgjedhore, duke ngritur fillimisht Komisionin e posaçëm parlamentar. Përmes një letre, Meta shprehet se reforma duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe të reflektojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në reagimin e parë pas letrës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se do të mbështetin ndërhyrjet në kod sipas rekomandimeve të ODIHR, ndërsa kolegu i tij Ruçi, tha se nuk ishte njohur ende me përmbajtjen e letrës.Kryetari i Kuvendit njëherësh i LSI-së, Ilir Meta, i është drejtuar me një letër kryetarëve të grupeve parlametare ku kërkon ngritjen e një Komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, për të bërë ndryshime në kodin elektoral, që zbatim të rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit."Bazuar në rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjet vendore të vitit 2015 si edhe të praktikës më të mirë parlamentare në përgatitjen e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor, do të kërkoja nga ju shprehjen e vullnerit për fillimin e këtij procesi në kuvendin e Shqipërisë", thuhet ne letrën e kryeparlamentarit.Meta kërkon që të mos humbet kohë për ngritjen e Komisionit të posaçëm me përfaqësi të shumicës dhe pakicës parlamentare, sepse kryerja në kohë e ndryshimeve është  garanci më shumë për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.Paloka: Pro ndryshimeve në zbatim të rekomandimeve të ODIHRKërkesa e Kreut të Kuvendit dhe Kreut të LSI-së, ka gjetur menjëherë mbështetjen e PD, e cila sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, do të kërkojë që reforma të reflektojë të gjitha rekomandimet e misionit të OSBE-ODIHR.Paloka: Ka qenë Partia Demokratike që ka kërkuar me kembëngulje që ato vërejtje, ato këshilla që kaë dhënë OSBE-ODIHR, minimalisht ato të pasqyrohen në kodin zgjedhor.Për kërkesën konkrete të Metës, thashë sot e kemi marrë në dorë, do ta shqyrtojmë dhe do të japim përgjigjen konkrete. Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet dhe ajo teknike që ne kërkojmë sigurisht do të ketë dhe një kod të ri zgjedhor. Dhe absolutisht ky do të jetë një nga hapat për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ruçi: Nuk jam njohur ende me përmbajtjen e letrës Ndërsa kreu i ekipit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, i tha Ora News se nuk e kishte marrë ende letrën.Ruçi: Jo nuk kam marrë letër. Letra e Ilir MetësZgjedhjet janë një test i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë dhe zbatimin e parimeve të shtetit të së drejtës për çdo shtet demokratik, i cili aspiron të jetë pjesë e familjes së madhe europiane. Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE duhet të përqasë legjislacionin e saj zgjedhor me standardet ndërkombëtare më të mira në këtë fushë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe trasnparente me të gjithë aktorët politik dhe institucionet shtetërore të përfshira apo me detyra të caktuara në procesin e zgjedhjeve. Bazuar në rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjet vendore të vitit 2015 si edhe të praktikës më të mirë parlamentare në përgatijen e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhore, do të kërkoja nga ju shprehjen e vullnetit për fillimin e këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas ekspertizës së mëparshme ky proces është realizuar nga një komisioni i posacëm parlamentar me përfaqësi të shumicës dhe pakicës parlamentare.Mbi sa më sipër për të adresuar në kohë rekomandimet e raporteve të sipwrcituara të OSBE/ODIHR do të vlerësoja që në përfundim të konsultimeve tuaja nwpwrmjet grupeve parlamentare që i përkasin shumicës apo pakicës të përecillni kërkesën me projektvendimin e Kuvendit për formalizimin e këtij komisioni të posacëm parlamentar të cilin do të përcaktohet objekti, mënyra se si do të ushtrohet veprimtaria e këtij komisioni si edhe raportet e përfaqësimit në të.Një vëmendje të vecantë për këtë cështje ka edhe prezanca e OSBE në Shqipëri, e cila në një takim të posacëm të ambasadorit të saj Raunig me mua si kryetar i Kuvendit ka theksuar nevojën për fillimin dhe zhvillimin në kohë të këtij procesi.Në përfundim velerësoj se një proces i kryer në kohë është garanci për më shumë për përgatije dhe realizimin e zgjedhjeve sipas tendardeve ndërkombëtare dhe në përputhje me rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR pr zgjedhjet në Shqipwri.Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetm në pritje të ndërrmarrjes së nismës nga ana juaj.[caption id="attachment_634477" align="alignnone" width="599"]IMG-20151210-WA0000 Letra e Ilir Metes[/caption][caption id="attachment_634478" align="alignnone" width="600"]IMG-20151210-WA0001 Letra e Ilir Metes[/caption]/Oranews.tv/