A duhet të qëndrojë bunkeri? Kodheli propozon referendum

Një ditë pas protestës së opozitës ku u dogj bunkeri pranë ministrisë së Brendshme ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaron se referendumi mund të jetë me vend për të përcaktuar nëse bunkeri mund të qëndrojë akoma në atë vend ose jo.Ja çfarë deklaroi mbrëmë në “Tonight Ilva Tare” ministrja e Mbrojtjes Tare: Mendoni se duhet të qëndrojë ai bunker?Kodheli: Personalisht i besoj referendumeve, mund të ishte diçka që merrte kuptim në këtë rast.Profesore Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet e komunizmit po shtypet në mënyrë brutale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesore Amy, e cila po bën një studim për traumat e komunizmit dhe tranzicionit në Shqipëri, komentoi edhe për bunkerin në qendër të Tiranës, që është bërë burim polemikash të ashpra. Ajo tha se një bunker nuk mund të shërbejë si simbol i identitetit kombëtar apo si vlerë për popullin.

Referendum për bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. Ju a do...Referendum për bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme. Ju a do ta mbështesnit? / http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-kemi-dhuruar-armatim-per-te-luftuar-isis-ja-pse-vjen-stoltenberg/Posted by Ora News on Thursday, December 10, 2015
/Oranews.tv/