E moshuara e verbër që parashikoi ISIS-in: Ushtria myslimane do pushtojë Europën në 2016-n
Një profete e lindur në Bullgari, e quajtur Baba Vanga, që vdiq në vitin 1996, 85 vjeç, njihet si “Nostradamusi i Ballkanit”.85% e parashikimeve që ajo ka thënë kanë ndodhur me të vërtetë. Në Rusi e Europë është nderuar si një shenjtore e mbinatyrshme.Nga qindra parashikime që Vanga bëri gjatë karrierës së saj 50-vjeçare, një numër i madh kishin të bënin me katastrofa dhe ndryshime klimatike.Ajo paraljmëroi shkrirjen e akullit polar dhe rritjen e temperaturave të detit në vitet ’50, që dekada përpara se dikush të dëgjonte për ngrohjen globale.Por është parashikimi i Vangas për një “Luftë të madhe myslimane” që i ka bërë besimtarët, teoricienët e konspiracionit dhe islamofobët në një valë pesimizi muajt e fundit teksa bota lufton të përballet me përshkallëzimin e kërcënimit nga Shteti Islamik.Profecitë e saj paralajmërojnë për një pushtim të Europës nga ekstremistët myslimanë në vitin 2016, konflikt të cilin ajo e kishte parashikuar se do të fillonte që me Pranverën Arabe në vitin 2010 dhe se “myslimanët do të përdorinin luftën kimike kundër europianëve”, dhe do të rezultojë me krijimin e një kalifati në vitin 2043 me Romën si epiqendrën e saj.Sipas Vangas, Europa do të “pushojë së ekzistuari, popullsi të tëra do të eliminohen duke e lënë kontinentin pothuajse bosh”.Regjimi i ri do të ushtrojë autoritetin e tij duke organizuar një seri ekzekutimesh publike.Disa nga profecitë e Vangas që dolën të vërteta1 – “Rajonet e ftohta do të ngrohen dhe vullkanet do të zgjohen”2 – “Një dallgë e madhe do të mbulojë një breg të madh, njerëz, qytete e çdo gjë do të përfshihet nga uji (cunami në Japoni)3 – “Vëllezërit amerikanë do të bien pasi do sulmohen nga zogj çeliku (Rënia kullave binjake nga avionët)” e parashikuar në vitin 1980.4 – Vanga parashikoi se presidenti i 44 i Amerikës do të ishte afrikano-amerikan (Barack Obama)Disa nga profecitë që Vanga ka parshikuar nga viti 2016 e tutje :2016: Myslimanët do të pushtojnë Europën, e cila do të pushojë së ekzistuari. Fushata e shkatërrimit do të zgjasë disa vite, duke e lënë të gjithë kontinentin bosh.2023: Orbita e Tokës do të ndryshojë2025: Popullsia e Europës do të jetë pothuajse zero2028: Njerëzimi do të fluturojë në planetin Venus, me shpresën për të gjetur burime të reja energjie2043: Transformimi i Europës në një kalifat islamik është pothuajse i plotësuar. Roma do të jetë kryeqyteti. Ekonomia e botës do të kontrollohet nga bota myslimane2066: Amerika do të përdorë një armë të re për ndryshimin klimatik në përpjekje për të rimarrë Romën dhe për të sjellë krishterimin.2076: Komunizmi do të rikthehet në Europë dhe pjesën tjetër të botës.2130: Me ndihmën e alienëve, njerëzit do mund të jetojnë nën ujë2170: Pjesa më e madhe e globit do të thahet.2187: Dy shpërthime vullkanike do të ndalen2262: Planetet do të ndryshojnë ngadalë orbitat. Marsi do të kërcënohet nga një kometë2354: Dy diej artificial do të përplasen e do ta lënë Tokën në errësirë.3005: Një luftë në Mars do të ndryshojë trajektoren e planetit.3010: Një kometë do të godasë hënën. Toka do të jetë e rrethuar nga gurë e hir3797: Çdo gjë në Tokë do të vdesë. Megjithatë, qytetërimi human do të ketë avancuar shumë sa për të qenë në gjendje për të lëvizur në një sistem të ri yjesh.