Pendohet "vrasësi" i biznesmenit Hasa dhe deklaron: Më fyente e dhunonte
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të akuzuarin si autor të vrasjes së biznesmenit Arben Hasa, një ngjarje e ndodhur në 2 dhjetor.Sipas prokurorisë Miran Tila ka pranuar autorësinë e vrasjes duke thënë se është fyer dhe dhunuar nga Hasa. Prokurori kerkon arrest me burg.Vetë i arrestuari nuk ka deklaruar asgjë ndërsa avokatja e tij nënvizoi faktin se "Tila është vetëdorëzuar. Ka pranuar autorësinë dhe ështe shprehur i penduar. Qëllimi i tij nuk ka qenë ta vrasë thjeshtë ta kërcënojë për poshtërimin që i ka bërë. Ai nuk e ka menduar që ngjarja do të percepitonte deri në vrasje"Ne gjykate vetem familjare te autorit (bashkeshortja dhe motra)Ngjarja ndodhi në 2 dhjetori, ku autori ka shkuar në banesën e viktimës, në fshatin Shkallë të Manzës dhe i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë deri në banesën e tij, pasi ishte vonë.Rrugës brenda në makinë, autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar dy plumba në drejtim të 39 vjecarit. I plagosur Arben Hasa është përpjekur të largohet duke dalë nga makina, por autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dhe 3 herë të tjera me automatik jashtë.Viktima u gjet i vrarë në Manëz të Vjetër, ndërsa makina është dërguar për të humbur gjurmët në fshatin Shkallë të Durrësit. [caption id="attachment_634489" align="alignnone" width="640"]
Mirian Tila, autori i vrasjes ne gjyq[/caption][caption id="attachment_634488" align="alignnone" width="639"]
Ne foto: Vikitma Arben Hasa dhe pamje nga vendi i vrasjes[/caption][caption id="attachment_634490" align="alignnone" width="639"]
Mirian Tila, autori i vrasjes ne gjyq[/caption] https://www.youtube.com/watch?v=DGCbrLYhEGY