Republikanët: Brenda muajit nisim takimet për zbatimin e marrëveshjes me PD
Zbatimi i marrëveshjes në nivel lokal mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane ka qënë në qëndër të diskutimeve gjatë analizës së rezultatit zgjedhor të 21 qershorit ne Shkoder. Deputeti Agron Duka bëri me dije se brenda këtij muaji do nisin takimet me 10 kryebashkiakët e PD-së me qëllim zbatimin e marrëveshjes.Brenda dhjetorit, republikanët do nisin takimet me 10 kryebashkiakët e PD-së me qëllim zbatimin e marrëveshjes, parazgjedhore në nivel lokal.I pranishëm në analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit ne Shkodër, deputeti Agron Duka tha se palët duhet t'i përmbahen marrëveshjes.Agron Duka: Duhet të kemi 20% të pushtetit, përvec të tjerave dhe nënkryetarin e bashkisë, por që nuk është realizuar jo vetëm në Shkodër, por kudo qoftë. Ne kemi bërë presionin tonë, kemi bërë disa takime me zotin Basha, por pa dyshim në masën më të madhe të saj ne do të arrijmë të realizojmë këtë marrëveshje dhe jo do ju themi.Duka nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të zgjedhjeve të parakohshme.Agron Duka: Ta zëmë se ka zgjedhje normale, edhe për zgjedhje normale unë mendoj se duhet të fillojmë të punojmë që tani që të kemi që të kemi 1 vit e ca kohë të identifikojmë personat të cilët neve mund të na marrin sa më shumë vota.Partia Republikane në Shkodër ka nisur punën për ringritjen e strukturave në të 5 bashkitë e qarkut, ku kjo forcë politike ka njohur rritje të numrit të votave, krahasuar me vitet e shkuara.