Detyronte djalin e mitur të lypte, ndiqet penalisht babai

Një 38-vjeçar i komunitetit egjiptian në Korça procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi detyronte djalin e tij të mitur 7-vjeç të lypte në rrugë.Policia e Korçë ka nisur procedimin për shtetasin S.K 38 vjeç pasi,  dyshohet se ky shtetas, ka  keqtrajtuar  dhe shfrytëzuar si  lypës,  në qytetin e Korçës dhe në  rrethe të tjera, djalin e tij të mitur,  shtetasin  K.K, 7 vjeç, duke përfituar  prej  punës së tij, të ardhura materiale.Policia sqarojmë se “fillimisht, fëmija i mitur, është gjetur,  rreth orës 01.00 të mëngjezit , i vetëm në rrugë, pranë derës të një lokali,  nga punonjësit e  Shërbimit të Rendit.”Shtetasi  K.K, deklaroi në prani të psikologes dhe të prindërve të tij,  se ai  detyrohej   nga nëna dhe babai i tij, të lypte në rrugë dhe të ardhurat që fitonte çdo ditë duhet t`ia  u dorëzonte prindërve.