Kthimi i pronave: Ligji i ri i mirë, por jo i plotë. Shpresojmë ta dekretojë Presidenti
E ftuar në Tonight Ilva Tare, Drejtorja e Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, ka thënë se ligji i ri i miratuar nga parlamenti për trajtimin e pronave është një ligj i drejtë edhe pse mund të jetë pjesor.Qato: Pronarëve u duhet vënë e drejta e tyre në vend përmes një proçesi kthimi apo kompensimi i cili vërtet nuk mund të jetë i plotë, por mund të jetë i drejtë, pra edhe pjesor.Çfarë prone ke pasur, atë pronë do marrësh. Ose çfarë vlere prone ke pasur, atë vlerë prone do të marrësh edhe sot. Ky është parimi që kryesisht ngjan të zbatohet në këtë pikën 5 të nenit 6 që opozita e ka bërë për shembull.Ajo ka bërë publike edhe fondin që ka caktuar shteti për kompensimin e pronave, i cili do të jetë 50 mld lekë i shpërndarë në 10 vite.Qato: Për herë të parë shteti vendos në dispozicion të kompensimit të pronarëve një fond fianciar prej 50 miliard lekësh, të cilat do ti marrin pronarët, ata që nuk kanë përfituar asnjë qindarkë deri më sot. Pronarët që kanë fituar gjyqet në Strasburg trajtohen nga qeveria si tituj ekzekutiv që hyjnë drejtëpërdrejt në buxhetin e shtetit. Jemi duke folur për ata pronarë të cilët janë në proces kompensimi, është fond ekstra që përfshihet për pronarë që nuk kanë përfunduar gjykimin e tyre me vendime përfundimtare të gjykatave, por që janë ende duke u shqyrtuar dhe janë në pritje, kanë ngelur pezull.Për herë të parë futen në sistem përmes këtij ligji.Në fund, zonja.Qato ka thënë se shpreson që Presidenti të vendosë ta dekretojë këtë ligj që rregullon çështjen e pronave.Qato: Unë mendoj që Presidenti përfaqëson të gjithë popullin në vendimarrjen e tij dhe të gjithë interesin publik. Dhe kam bindjen dhe dëshiroj shumë që këshilltarët ligjorë të Presidentit të mund të jenë aq të kthjellët teknikisht dhe të bazuar në doktrinën e krijuar deri më sot të gjykatës Kushtetuese saqë të vendosin pro miratimit apo dekretimit të këtij ligji nga ana e Presindetit.