Atmosferë festash edhe për refugjatët, shpërndahen dhurata për fëmijët

Qindra kuti me lodra e veshje i dhurohen fëmijëve të emigrantëveNë qytetin në perëndim të Gjermanisë, në Muelheim an der Ruhr, përgatitjeve po i jepet dora e fundit për të shpërndarë qindra dhurata për fëmijët e refugjatëve që kanë mbërritur në qytet më herët gjatë këtij viti, me qëllim për ti ofruar së paku të vegjëlve një krishtlindje normale.Qindra kuti u vendosën jashtë shtëpive apo kampeve ku ata janë strehuar, ku dhjetëra vullnetarë i kanë paketuar këto dhurata, që përmbajnë ëmbëlsira, karamele, kukulla dhe lodra shumëngjyrëshe apo veshje."Nuk do të ndihmojmë vetëm një njeri sot. duam të bëjmë dicka vërtet të madhe për emigrantët që sot strehohen në Muelheim. Kemi mbi 1 mijë dhurata që duhet ti shpërndajmë. Është e mrekullueshme të shohësh sesa njerëz kanë dashur të japin ndihmën e tyre" tha Reinhard Jehles, nga organizata vendase "Ëelcome to Muelheim".Kjo skemë është planifikuar që në muajt  e verës por organizatorët vendosën që dhuratat dhe ndihmën e banorëve të qytetit, ta shpërndajnë për Krishtlindje, pasi përkon edhe me traditën gjermanë të Saint Nicholas, një figurë e dashur njësoj si babagjyshi i vitit të ri, që iu sjell sidomos fëmijëve, dhurata.Fëmijët që qëndrojnë në kampet e përkohshme të ngritura për refugjatët u kapën në befasi nga kjo surprizë."Kemi mbledhur gjithcka nga pothuajse cdo cep i Gjermanisë. Ka mes tyre edhe shumë libra, lodra, furnizimi për aktivitete të ndryshme, veshje etj" tha Jehles.Pasi ra muzgu i mbrëmjes, punonjësit e kryqit të kuq dhe dhjetëra vullnetare, ngarkuan kutitë në një furgon dhe nisën ti shpërndajnë ato.Nën dritat shumëngjyrëshe të Pemës së Krishtlindjeve, fëmijët e refugjatëve morrën njëri pas tjetrit dhuratat, secili sipas moshës së tyre, duke i ndihmuar vullnetarët në gjuhën gjermane.UNHCR tha se pothuajse 59.9 milionë persona në mbarë botën janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga fundi i vitit 2014, në rritje nga 51.2 milionë në vitin 2013. Shumë prej tyre janë nga Siria, për shkak të luftës civile që ka nisur atje 5 vjet më parë.