30 ditë burg për deputeten e VV Albulena Haxhiu, Topalli 48 orë ndalim në polici

Policia e Kosovës arrestoi sot dy deputetët e Lëvizjes Vetvendosje, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.Ndalimi i deputetes Haxhiu u bë pranë rreth-rrotullimit kryesor në Prishtinë, teksa kjo e fundit ishte nisur për një tubim në Gjilan.Ndërkohë, Topalli u arrestua në ambientet e Kuvendit. Ai njoftoi për ndalimin e tij përmes një postimi në rrjetin social facebook."Policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryemimistri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës", shkroi Topalli në Facebook.Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh deputetes, Albulena Haxhiu.Mësohet se deputetja ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe gjyqtarit, si dhe ka refuzuar të marrë avokat mbrojtës.Ndërkohë për deputeti Topalli nuk do të dalë sot para gjykatës. Alban Ajvazi, avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare i deputetit Faton Topalli, tha se klientit të tij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.Aktualisht, dy prej deputetëve të tjerë të opozitës, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi, ndodhen nën masën e sigurisë, një muaj arrest me burg.