Basha: Bunkeri i kallur si imazhi i qeverisë, mosbindja civile ka nisur. Zgjedhje të reja

Shefi i opozitës e ka cilësuar protestën e sotme të thirrur nga demokratët, hapin e e parë drejt një qeverisje të re.Nga podiumi i vendosur para kryeministrisë  Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se mosbindja civile ka nisur dhe nuk do të ndalet deri kur të shporret qeveria Rama- Meta. Ai tha se e vetmja zgjidhje është largimi i qeverisëNdërsa në fund të protestës, në krah të ish-kryeminisrit Berisha, Basha ndërsa falenderoi protestuesit në mbyllje të manifestimit, tha se goditja e simbolit të komunizmit, bunkerit në zemër të Tiranës ishte një sinjal për qeverinë ppër ti treguar se populli është i pathyeshëm.Basha: Ju jeni heronjtë e ri të dhjetorit të dytë për liri dhe demokraci. Sot i treguam qeverisë së rrëzuar të Edi Ramës se për ne frika nuk ekziston se për ne Shqipëria dhe shqiptarët ngrihen për të mos u ulur më kurrë.Poshtrimi, arroganca dhe korrupsioni që përfaqësonte bunkeri në mes të Tiranës sot është i kallur në flakë si vetë imazhi i kësaj qeverie.I shkatërruar, i goditur nga forca e pathyeshme e bashkimit tonë, sot simboli i tyre dhe nesër vetë qeveria do ta kuptojnë se populli është i pamposhtur.Do të mbetemi kështu të bashkuar sepse sot sëbashku nuk kemi kryer vetëm një protestë ndër më madhështoret në historinë e kombit, jo thjesht kemi shembur simbolin e korrupsionit e të krimit, izolimit dhe adhurimit për xhelatërinë komuniste që përfaqësonte bunkeri në zemër të Tiranës, por po kështu kemi hapur një rrugë tjetër, rrugën e lirisë individuale të çdo shqipotari jo vetëm të kastës së korruptuar Rama-Meta. Rrugën e një qeverisje të re nga jugu në veri.Basha u ka bërë të qartë protestuesve edhe njëherë ofertën e tij për qeverisje.Basha: Për një qeverisje që do ti trajtojë qytetarët shqiptarë të barabartë para ligjit, një qeverisje që do hapë edhe një herë shanset e punës, mirëqënies dhe zhvillimit për të gjithë ju.Për një qeverisje të dinjitetit të të rinjve dhe të rejave, një qeverisje që do ti japë fund fatkeqësisë dhe poshtërimit të pensionistëve, një qeverisje që do të jetë në krah të fermerëve shqiptarë, për një qeverisje të taksave të ulëta dhe zhvillimit kombëtar me energjinë më pozitive që ka njohur ky vend.Për një qeverisje që është krenare me aletatët tanë strategjike, SHBA dhe BE dhe do të bëjë gjithçka për të vazhduar të jetë pjesë e denjë e NATO-s dhe nesër anëtare e BE.Shefi i opozitës paralajmëroi vijimin e aksionit të opozitës.Basha: Para 25 vitesh zëri i 8 dhjetorit bashkë me zërin e mijëra e mijëra studentëve, intelektualëve, Sali Berishës dhe Gramoz Pashkos, bashkë me zërin e një populli mbarë kundër Tiranisë së krimit, korrupsionit, varfërisë.Rroftë 8 dhjetori i 1990, rrofshi ju heronjtë e 8 dhjetorit 2015. Fitorja e parë është shembja e imazhit të korrupsionit, krimit dhe izolimit, imazhit të adhurimit për Enver Hoxhën , bunkerit në zemër të Tiranës. Por ne nuk ndalemi, nuk lodhemi, nuk mposhtemi. Sëbashku do të fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për lirinë. Zoti ju bekoftë ju, fitore. basha te selia e pdbasha berisha