Nishani bën bashkë Ramën dhe Berishën në Ditën e Rinisë
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe Kryeministri aktual, Edi Rama kanë qenë bashkë pak orë përpara nisjes së protestës së Partisë Demokratike, në konferencën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.Konferenca e 25 vjetorit të rrëzimit të regjimit komunist, e mbajtur pak minuta para marshimit protesë të thirrur nga opozita, ka bërë bashkë ish Kryeministrin Sali Berisha me Kreun e qeverisë, Edi Rama.Në mungesë të një shtrëngimi duarsh dhe në prani të një tensioni që lexohej me gjestet e tyre tyre, Kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha mbajtën qëndrime të ndryshme në leximin e historisë.Për liderin historik të së djathtës nëse në diktaturë, armiku ishte Enver Hoxha dhe ideologjia, sot dy janë armiqtë : korrupsioni dhe krimi i organizuar.Sali Berisha: “Së bashku me opozitën shqiptare të bëjmë gjithçka për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral që në fakt po e çon drejt honeve të historisë.”Ndërsa shefi i qeverisë risolli thirrjet e studentëve të 25 viteve më parë E duam Shqipërinë si gjithë Europa për të treguar se ëndrra vazhdon. Shefi i qeverisë bëri thirrje për tu shkëputur nga e shkuara që e cilëson kundërshtarin armik.Edi Rama: “Ende nuk e kemi kapërcyer kulturalisht fazën e ndërmjetme ku ushtari, oponenti, i ndryshmi të pranohet si pjesë e diversitetit që kemi zgjedhur duke zgjedhur demokracinë dhe të mos jetë armiku që duhet asgjesuar.”/Oranews.tv/