Qytetarët e Shkodrës dhe Lezhës drejt Tiranës për protestën e opozitës
Ashtu siç ishte lajmëruar në protestën e opozitës do të marrin pjesë edhe shumë qytetarë nga rrethet e tjera të Shqipërisë. Ka qenë kryeqendra e veriut e para, e cila ka nisur qytetarët drejt Tiranës.Nga Shkodra 8 autobusë janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar në protestë me kauzat e opozitës, që lidhen me rënin ekonomike dhe reformat që po ndermerr qeveria shqiptare.Edhe banorët e rrethit të Lezhës, do jenë pjesë e masive e protestes së opozites në Tiranë.Që në orët para të mëngjesit qytetarë në mënyrë të organizuar nga 10 njesitë administrative të këtij rrethi janë nisur me autobuza drejt Tiranës për tju bashkuar protestes. Kreu i Demokratëve në Lezhë Paulin Marku ka bërë të ditur se janë mbi 1500 përsona nga Lezha që do i bashkohen këtij tubimi opozitar, për ti kërkuar kësaj qeverie largimin.https://youtu.be/R2WTPHiclYc[caption id="attachment_632677" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Qytetarët nga Shkodra duke u nisur në protestë[/caption][caption id="attachment_632676" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Qytetarët nga Shkodra duke u nisur në protestë[/caption][caption id="attachment_632675" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Qytetarët nga Shkodra duke u nisur në protestë[/caption][caption id="attachment_632674" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Qytetarët nga Shkodra duke u nisur në protestë[/caption]