Makina shpërthen në ecje pranë tregut në Kombinat, plagoset rëndë drejtuesi

Një automjet tip “Golf” ka shpërthyer në zonën e Kombinatit dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, E.I 34 vjeç.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë tregut në zonën e Kombinatit, ku mjeti me targa AA880 BX, për arsye ende të pa qarta është përfshirë nga një shpërthim.Policia sqaron se 34 vjeçari kishte dalë me automjetin e tij për te udhetuar nga banesa te rruga e "Qelqit" në drejtim të Tiranës kur në një moment makina ka shperthyer.Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit të mjetit, por burime nga policia bëjnë të ditur se ekspertët do të verifikojnë nësë shpërthimi është shkaktuar nga ndonjë lëndë eksploziv apo jo.Gazetari Klodi Karaj informon se personi i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve, i plagosur ka dëmtime të rënda në gjymtyrë.U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që përfshinë mjetin nga shpërthimi.Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkakun e shperthimit.[caption id="attachment_632797" align="alignnone" width="640"]makina e shperthyer Makina që shpertheu[/caption][caption id="attachment_632794" align="alignnone" width="720"]12348759_10206748317060236_157411665_n Makina që shpertheu[/caption][caption id="attachment_632782" align="alignnone" width="640"]kombinat makinaa Pamje nga vendngjarja[/caption][caption id="attachment_632783" align="alignnone" width="640"]kombinat makian Pamje nga vendngjarja[/caption]