Tahiri për protestën: Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për protestën e opozitës. Sipas tij e gjithë çfarë ofroi Partia Demokratike sot është fytyra e së shkuarës.“Kjo sot, është fytyra e të shkuarës! Shqipëria e shëndetshme, po ndërton të ardhmen. Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund të kthehemi kurrë pas.Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve!”.Sipas Tahirit, e shkuara nuk mban dot peng Shqipërinë.Ndërkohë Ministri nuk ka harruar të falenderojë uniformat blu për gadishmërinë dhe gjithë monitorimin që i bënë protestës.“Faleminderit Policisë së Shtetit! Një tjetër dallim i madh me të shkuarën që kemi lënë pas”.Edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako në përfundim të protestës ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e policisë që ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së ditës së sotme.Çako: Respekt dhe falënderime për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë që me qetësi dhe profesionalizëm menaxhuan situatën gjatë protestës së sotme.Një falënderim të veçantë për Drejtorinë e Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Jam krenar me Ju e punën tuaj.
