Protestuesit qëlluan me gurë, shkopinj dhe vezë Kryeministrinë
Protesta e demokratëve përballë godinës qeveritare u shoqërua me disa incidente me protestuesve dhe policisë. Godina qeveritare u qëllua disa herë gjatë fjalimeve të liderve të selisë blu me vezë, bojë, tymuese dhe gurë. Pati edhe disa të shoqëruar në polici, të cilët arritën të çajnë kordonin e policisë.Protesta e demokratëve u shoqërua me incidente dhe momente tensioni si dhe konfrontime të lehta me policinë.Në nisje të fjalimeve të deputetëve demokratë disa protestues qëlluan me vezë selinë e Kryeministrisë.Situata vijoi të tensionohet gjatë fjalës së deputetit të PR-së, Agron Duka.Protestuesit dogjën pankartat me portretin e kryeministrit Rama.Demokratë të revoltuar hodhën edhe shishe plastike, mjete të forta, bojra dhe tymuese.Një pjesë e protestuesve arritën të depërtojnë kordonin e policisë dhe u ngjitën drejt shkallëve të selisë së qeverisë.Uniformat blu ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën, duke shoqëruar një person drejt Komisariatit nr 1.Kjo u pasua me kundërshtimin e disa protestuesve përbri Piramidës.Në momentin kur në podium u ngjit lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shtuan edhe më tej tensionet.Protestuesit qëlluan me gurë selinë qeveritare dhe dëmtuan ambjentet e jashtme të godinës.Përfundimi i fjalimeve solli dhe shpërndarjen e protestuesve.
