Kontrabanda me naftën "Virxhin", 5 lihen në burg, 2 gra në arrest shtëpie
Gjykata e shkallës parë në Fier ka zhvilluar seancën për masën e sigurisë ndaj shtatë punonjësve të doganave të cilët u arrestuan tre ditë më parë.Ata u akuzuan si të dyshuar e pjesëmarrës në kontrabandën dhe hedhjen në treg të naftës "Virxhin".Kryetare e trupit gjykues ka qënë gjyqtarja, Hygerta Hysi, ndërkohë që organi iakuzës kryhesohej nga prokurore Eglantina Shehu.Dy të parët që janë paraqitur në seancë kanë qënë Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj doganierë të akcizës ndërkohë që më pasë janë paraqitur dy të tjerët.Zëvëndës Drejtoresha e doganave është paraqitur më pas dhe dy femrat e akuzuara kanë ardhur nga Tirana nën masa sigurie për t’u paraqitur në seancë gjyqësore.Dy të akuzuarat që erdhën nga Tirana kanë qënë me masë sigurie arrest shtëpie.Trupi gjykues pasi ka dëgjuar pretencën dhe palët mbrojtëse ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për pesë prej tyre, ndërkohë që dy femrat e akuzuara mbetën në arrest shtëpie./Oranews.tv/