Falsifikonin mjete identifikimi dhe dokumenta, pranga 3 personave

Dhjetra dokumente të falsifikuara si pasaporta shqiptare, greke bullgare, patenta, karta identiteti, apo vula të Bashkisë, u gjetën në Elbasan, gjatë kontrollit në shtëpitë e 3 personave.Policia e Elbasanit ka zbuluar një bazë të falsifikimit të prodhimit të kartave të identitetit, pasaportave dhe dukumentave të tjera zyrtare, ndërsa  ka arrestuar 3 persona.Sipas policisë u sekuestruan përveç mjeteve të identifikimit edhe sende të tjera si; 2.5   kg   zhivë  e  bardhë,  4   aparate   celularë,   5   vula  të  institucioneve  të  ndryshme    dhe  pikave  të  kalimit  kufitar, 1.000  dinarë,  1.000.000.  lekë   dhe   1.500  euro  si  dhe   sende  të  tjera   të  cilat  I  shërbenin   grupit  për  realizimin  dhe  bërjen  e  dokumentave  të  fallsifikuara.Në kuadër të operacionit “Kalaja” policia arrestoi Anastas Çyço 51 vjeç nga Elbasani, Alban Nuredini 38 vjeç dhe Lulzim Gjoçi, i dënuar më parë.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i pasaportave dhe vizave”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“, të kryera në bashkëpunim.Sendet e sekuestruara -50 pasaporta shqipetare të fallsifikuara,-3 pasaporta Bullgare të fallsifikuara,-1 pasaportë Greke e fallsifikuar,-3 karta identiteti Bullgare të fallsifikuara,-2 leje drejtimi Bullgare të fallsifikuar,-1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e fallsifikuar,-200 dokumenta të tjera të fallsifikuara, si :-leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurije, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, çertifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,-3 Leje Qendrimi në shtetin Italian,-1 Raportë mjeko-ligjorë i Poliklinikës së Elbasanit,-vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës,-Akte Vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,-Çertifikata Trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID,-5 kg zhivë e bardhë,-20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumenta të fallsifikuara,-4 aparate celularë,-5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë,-1000 dinarë, 1.000.000 lekë,-1500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumentave të fallsifikuara.1e76e6e7-dc7c-47e6-93bb-eb5547111326 b2139db2-1544-4198-8d52-9e961b4a4184 aa53b5c4-78fd-4a96-aefd-a23c414cf678 33634588-b8d0-4dec-9a26-bc274080ab4b 90d8c166-e100-4feb-b983-26909401c429 5f5518a8-37b3-4a62-97a6-e0c6d7692c35 21e4bf3f-ff6e-4050-a78f-d0684a17da3e 76e9819d-892e-4f3b-bec5-57e625ba919f