E pushoi nga puna, shitësi i druve vret biznesmen Arben Hasa
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Arben Hasa, ngjarjen e ndodhur në Manëz të Durrësit më 2 dhjetor 2015.43 vjecari Miran Tila i akuzuar për vrasjen e biznesmenit ishte fshehur në një banesë të braktisur në Gjirin e Lalzit prej 2 dhjetorit, ditës kur 39 vjeçari Arben Hasa u gjet i vrarë në rrugë.Hetimet intensive të policisë së Durrësit në bashkëpunim me efektivët e Shijakut zbuluan vendqëndrimin e Miran Tila, i cili u arrestua mesditën e kësaj të hëne, 7 dhjetor 2015, pa bërë rezistencë për akuzën e vrasjes me paramendim.Në banesën e braktisur blutë gjetën dhe një armë kallashnikov që dyshohet se është ajo e krimit.Pas arrestimit 43 vjeçari Tila ka pranuar akuzën e vrasjes duke shpjeguar se e vrau pas një konflikti të vjetër që datonte 4 muaj më parë kur viktima Hasa e kishte pushuar nga puna si shitës në dyqanin e druve.Sipas grupit hetimor autori ka shkuar në banesën e viktimës, në fshatin Shkallë të Manzës dhe i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë deri në banesën e tij, pasi ishte vonë.Rrugës brenda në makinë, autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar dy plumba në drejtim të 39 vjecarit. i plagosur Arben Hasa është përpjekur të largohet duke dalë nga makina, por autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar dhe 3 herë të tjera me automatik jashtë.Viktima u gjet i vrarë në Manëz të Vjetër, ndërsa makina është dërguar për të humbur gjurmët në fshatin Shkallë të Durrësit.[caption id="attachment_632461" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Biznesmeni i vrare, i akuzuari ne momentin e arrestimit dhe plumbat me celularet e sekuestruar[/caption]
Vrasja e 2 dhjetorit Sipas grupit hetimor mësohet mbrëmjen e 2 dhjetorit autori ka shkuar në banesën e viktimës Arbenit në fshatin Shkallë të Manzës dhe i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë deri në banesën e tij, pasi ishte vonë.Rrugës brenda në makinë, autori ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar dy plumba në drejtim të shokut. Arben Hasa është përpjekur të largohet duke dalë nga makina. Por autori e ka ndjekur pas dhe e ka qëlluar dhe 3 herë të tjera me automatik jashtë. Viktima u gjet i vrarë në Manëz të Vjetër, ndërsa makina është dërguar për të humbur gjurmët në fshatin Shkallë të Durrësit.Policia e Durrësit thotë se biznesmeni ka pasur një konflikt me autorin e dyshuar, Miran Tila dhe dyshohet se kanë qenë miq. /Oranews.tv/