Në Fushë-Bulqizë vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të ngricës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2015, 09:45
Në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi ka prezencë të ngricave. Në disa segmente nuk po punohet për hedhjen e kripës dhe të skorjes për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.Policia i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve që të kenë kujdes në këto segemente, pasi ata që nuk e njohin terrenin mund të përfundojnë jashtë rrugës si pasojë e ngricave.Më problematik është segmenti rrugor në Fushë-Bulqizë, ndërsa firmës së mirëmbajtjes së rrugës i ka përfunduar kontrata që prej tre muajsh.