Peza: Basha kërkon mbështetje nga PD, Duma: Ramën e ka zënë paniku i 8 dhjetorit
Selita e PS dhe PD kanë replikuar për protestën e thirrur nga opozita në 8 dhjetor. Deputeti socialist Alfred Peza tha se Lulzim Basha po kërkon mbështetjen nga PD, ndërsa në zgjedhje humbi ndjeshëm. Ndërsa është kundërpërgjigjur sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, e cila tha se sulmi dhe shpifja ndaj opozitës dëshmojnë frikën e Edi Ramës nga protesta e 8 dhjetorit.Peza: Basha mendon se duke ndrashur zërin do të fitojë pak më shumë mbështetje nga PD. Kjo është e vetmja arsye se pas humbjes së thellë të 2013 dhe pas humbjes edhe më të thellë në zgjedhjet e 2015 Basha kërkon revolucion. 6 muaj pasi mori shuplakën e dytë nga shqiptarët që nuk e votuan alternativën e tij, Basha kupton se PD, deputetët dhe drejtuesit e saj nuk e përkrahin. Kjo mazhorancë ka ende shumë për të bërë. Vërtet rritja ekonomike është 2 herë më e lartë se në kohën kur qeveriste PD, por duhet akoma më shumë që Shqiptarët të jetojnë më mirë.Duma: Çdo shpifje e sulm ndaj opozitës është konfirmim i panikut dhe tmerrit që e ka mbërthyer Edi Ramën.Sepse ai e di, që për dy vite nuk ka lënë pas, asnjë vepër të mirë, por vetëm përkeqësim, varfërim, rënie pagash, papunësi, rritje të pasigurisë, largim të shqiptarëve, e dëshpërim.Koha e Edi Ramës dhe bandës së tij të 40 hajdutëve ka marrë fund. Shqiptarët pa dallime politike do të bashkohen me 8 dhjetor, ashtu si bëjnë kombet e lira europiane, për të hapur një kapitull të ri për vendin, kapitull shprese, besimi dhe drejtësie.