Erdhën festat, Erion Veliaj ndez dritat e pemës së Krishtlindjes
Tirana është zyrtarisht në festë. Kryeqyteti veshi dekorin festiv ndërsa atmosfera u përqëndrua në sheshin Nënë Tereza, ndryshe nga vitet e tjera. Është imporovizuar një mini qytetet me aktivitete e lojëra për fëmijë ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Apeloi qytetarët të tregojnë solidaritet për familjet në vështërsi ekonomike.Tirana ndezi dritat dhe pemën e Kishtlindjes dhe Vitit të Ri. Bulevardi dhe rrugët kryesore kanë veshur dekorin festiv dhe kryetari i bashkisë së Tiranës apeloi për më shumë solidaritet për familjet që janë në vështërsi.Veliaj: “Secili prej nesh të ndezi një dritë në zemrën e vet, në mendjen e vet, një dritë solidariteti dhe bashkëpunimi. Kemi kaluar një vit jo të lehtë, kemi pasur shumë debate, shumë sherrnajë. Besoj se gjërat bëhen më mirë kur kemi harmoni, ndaj dhe mesazhi i këtij viti është “kur jemi bashkë ne bajmë gjëra të mrekullueshme”Të vegjëlit janë ata që gëzuan më tepër këtë atmosferë festive dhe aktivitetet për fëmijë.