Belind Këlliçi zgjidhet kreu i ri i FRPD: Puna jonë e parë nis më 8 dhjetor

Belind Këlliçi është zgjedhur kreu i ri i FRPD-së.  Këlliçi mori 4706 vota, kundrejt Ervin Salianjit me 4132 vota dhe Oriela Nebiaj me 1105 vota. Në shpalljen e rezultateve, kreu i ri i FRPD, Këlliçi garantoi se do të të japë mksimumin për FRPD.Këlliçi: Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Duhet ta themi fare qartë se ky është një proces që zhvillohet pas 13 vitesh në PD. Është meritë e jashtëzakonshme e kreut të PD. Zhvilloi njëproces model dhe ky ishte një festival i dëemokracisë, ku garuan 6 të rinj që do të jenë bashkëpunëtorët e mi dhe të 6 ne sëbashku me qindra  e mijëra të rinj që i janë bashkuar FRPD do të jemi në ballë të forumit dhe në ballë të vendimarrjes së PD, duke filluar nga data 8 dhjetor për të protesuar pë të gjitha të drejtat që i janë mohuar të rinjve dhe për të kthyer PD sa më parë në pushtet.Edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar Këlliçin për fitoren, por uroi edhe dy kandidatët e tjerë që sipas tij shpalosën vlerat politike të tyre."Urimet me te perzemerta Belind Kellicit, Kryetarit te ri te Forumit Rinor te sapozgjedhur me voten e drejtperdrejte te te rinjve dhe te rejave demokrate!!! Urime edhe per Ervin Salianjin dhe Oriela Nebiaj qe shpalosen permes kesaj gare vlerat e tyre politike dhe organizative. Shpirti i gares dhe bashkimi rreth vlerave te demokrateve konfirmuan kete 25 vjetor te Levizjes Studentore se rinia eshte dhe do te mbetet pasuria me e cmuar e Partise Demokratike te Shqiperise! Krenar me FRPD!", shkruan Basha në FB.Kryetari i ri i forumit Belind Kelliçi është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në Partinë Demokratike. Kellici e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2014. U votua nga Këshilli Kombëtar si anëtar kryesie i Partisë Demokratike në rolin e drejtuesit të Departamentit të të Përndjekurve dhe Pronarëve, post nga i cili u dorëhoq pasi shpalli kandidaturën për drejtues i Forumit.