Shtim fondesh për KQZ, KVV: Të përdoren për auditimin e financave të partive

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, ka kërkuar nga qeveria që të garantojë një fond të veçantë për Komisonin  Qëndrorë të Zgjedhjeve,  që të përdoret për auditimin e finacave të partive poltike. Përfaqësuesja e koalicionit Gerta Meta, tha se ky fond është  domosdoshmëri në mënyrë që ky institucion të realizojë kontroll të detajuar mbi financat, të cilat në vazhdimisht kanë qënë të dyshimta.Greta Meta: Financat e partive politike vazhdojnë të kenë këtë etiketim të dyshimtë për vetë faktin që partitë politike nuk e kanë dëshirën ta bëjnë transparente në mënyrën sesi lëvrohen dhe merren fonde për të realizuar ato fushata luksoze për standardin e Shqipërisë. Kështu është një moment që qoftë LSI, apo dy partitë e mëdha PS dhe PD janë në momentin e duhur dhe më të volitshëm për të treguar që janë shumë pro luftës së madhe të dekriminalizmit që ka parlamenti apo që do vinë më pas institucionet që do sjellin prurjet e reja që presim, apo edhe nga këto zgjedhje që sapo dolëm. Meta tha se mungesa e vullnetit politik për të plotësuar kriteret ligjore ka sjellë që raportet ndërkombëtare të ngrenë shqetësime për mënyrën sesi administrohen zgjedhjet në vendin tonë.