Sherr me armë dhe thika mes shqiptarëve në një lokal në Roterdam
Policia hollandezë është ende në kërkim të dy autorëve të dyshuar si të përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 1 qershor 2015 në një lokal në në Avenue Pretoria Roterdam, ku mbetën të plagosur me thika dhe armë zjarri 3 shqiptarë, dy 40-vjeçarë dhe një 23 vjeçar.Mosmarrëveshja ka ndodhur mbrëmjen e 1 qershorit rreth orës 23:00 ndërmjet personave të ndryshëm në kafenenë De Markt. Dy nga mashkujt u plagosën në një dorë dhe ne një krah dhe u larguan me pas incidentit. Ata u arrestuan në afërsi të kafenesë.Personi i tretë u plagos rëndë, ai kishte nje plagë me armë zjarri në fytyrën dhe nje plagë me thikë në bark, por ishte e mundur të flitej me të. Ai u arrestua të nesërmen, por u lirua më vonë. Dy të dyshuarit janë ende të burgosur dhe akuzohen për vrasje me paramendim. Kundrejt tyre është kërkuar ndërkohë dënim nga tre deri gjashtë vjet burg.Grindja lindi ndërmjet njërit prej të dyshuarve dhe të birit të viktimës. Arsyeja e grindjes është akoma e panjohur.Nga incidenti janë në dispozicion imazhe kamerash. Policia po kërkon ende autorin e incidentit me armë dhe autorin qe ka goditur me mjet thikë.
Sherr me armë dhe thika mes shqiptarëve në një lokal në RoterdamPër me shume lexoni http://www.oranews.tv/vendi/sherr-me-arme-dhe-thika-mes-shqiptareve-ne-nje-lokal-roterdam/Posted by Ora News on Sunday, 6 December 2015