E djathta ekstreme merr shumicën e votave, partia e Sarkozi renditet e dyta

E djathta ekstreme në Francë duket se është fituesja e zgjedhjeve lokale në raundin e parë. Fronti Kombëtar Francës deri tani ka fituar 6 nga 13 rajonet në Francë.Këto janë janë testi i parë zgjedhor që prej sulmeve të Parisit muajin e kaluar, në të cilën 130 njerëz u vranë nga sulmet terroriste.Partia e qendrës së djathtë, Republikane e udhëhequr nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy renditet në  vendin e dytë e ndjekur nga Partia Socialiste në pushtet.Sondazhet e fundit parashikojnë se Fronit Kombetar ka fituar 30.8% të votave, i ndjekur nga republikanët e Sarkozisë mbi 27.2% dhe socialistët e presidentit Francois Hollande me 22.7%.Rezultati final do të vendoset nga raundi i dytë që do të mbahet më 13 dhjetor. Sondazhet tregojnë se partia e Marine Le Pen mund të marrë kontrollin e të paktën dy rajoneve të mëdha. Edhe fitorja e një rajoni shihet si fitore e madhe për këtë partie.