Kapet me 7 kg marijuanë, arrestohet korrieri shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2015, 08:54
Një operacion antidroge në Itali, përfundoi me arrestimin e një shqiptari ditën e djeshme.Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfundoi në pranga pasi u u kap me 7 kg marijuanë.Arrestimi erdhi pas një postoblloku në autostradën e Mosciano-s, në Abruzzo, shkruajnë mediat italiane.Droga ishte e ndarë në kuti ëmbëlsisrash, dhe ishte fshehur brenda në makinën ku shqiptari po udhëtonte i vetëm.Sipas autoriteteve italiane, shqiptari me shumë mundësi është një korrier që e transporton drogën nga njëri vend në tjetrin.