Plani i qeverisë finlandeze, 800 € në muaj çdo qytetari duke filluar nga më i vogli
Imagjinoni: Shqetësoheni si do të paguani faturat e shtëpisë, qeveria ka një zgjidhje ju paguan 800 euro në muaj.Qeveria e Finlandës po harton një plan për t’i dhënë të gjithë qytetarëve të saj 800 euro në muaj të ardhura bazë.Në këtë mënyrë nëse ky plan do të realizohet do të heqë të gjitha asistencat e tjera, që sigurohen nga papunësia.Këto para bazë do të shkojnë për çdo qytetar, pavarësisht sa para ka, qoftë i pasur ose i varfër. Plani me 800 euro në muaj, do të jetë efektiv për çdo person në vend, përfshi bebet dhe adoleshentët.Ideja e qeverisë finlandeze është shumë popullore dhe sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbështetet nga 69% e popullsisë.“Për mua, të ardhurat bazë do të thotë thjeshtëzim i sistemit të sigurimeve shoqërore” tha kryeministri i Finlandëz Juha Sipilä.Ky plan sipas “Bloomberg” do t’i kushtonte qeverisë 52.2 miliard euro në vit.Qeveria e Finlandës do të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë plan në nëntor të 2016.Edhe Holanda është me një propozim të ngjashëm. Utrecht do t’i nënshtrohet një projekti pilot vitin e ardhshëm.