Nëna me 9 fëmijë në varfëri ekstreme, shteti i heq edhe ndihmën ekonomike
Në Tufinë në një nga lagjet periferike ku mbizotërojnë vilat disa katëshe familja e saj jeton në një shtëpi pa dyer, pa çati dhe me shumë lagështirë.Valbona Zela ka humbur të shoqin këtë vit dhe ka mbetur e vetme në përpjekje për të rritur 9 fëmijë.Temperaturat e ulëta të dimrit nuk i favorizojnë të qëndruarit me këmbë zbathur dhe pamundësinë për tu veshur ngrohet. Por si të gjthë fëmijët disa lodra të dhuruara ua kanë marrë mendjen dhe u kanë sjellë buzëqeshje.Fëmijët janë të mitur dhe vetëm vajza e madhe është 23 vjece. Ajo ka filluar punë si kamariere me një pagë 15 mijë lekë në muaj.42 vjeçarja thotë se e ka të vështirë të jetoëj vetëm më këto të ardhura të pakta.Valbona Zela, kryefamiljare: U bënë 15 vjet që jetoj këtu. Në fillim jetoja në një barake pastaj këtu. Kam mbledhur tulla për të bërë këtë vend sapër të futur kokën. Të gjitha orenditë i kam të falura.Ndihma ekonomike që merrte familja është ndërprerë në muajin nëntor pasi është punësuar vajza. Sipas ligjit, nga ndihma ekonomike përjashtohen automatikisht familjet nëse punon një anëtar i tyre.Valbona Zela, kryefamiljare: Ndihmën ekonomike që e kam marrë deri në nëntor, pastaj ma hoqën. Arsyeja është goca që ka filluar punë kamariere. Nuk është normale, por ata kështu e kanë parë të arsyeshme.Sikur të mos mjaftonte varfëria dhe numri i madh i fëmijëve, djali i paralizuar e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e familjes. Ai përfiton pagesën e paftësisë por kosto e kurimit të sëmundjes së tij janë të papërballueshme.Valbona Zela, kryefamiljare: Kam pensionin e fëmijëve 120 mijë lekë dhe cunin që kam invalid marr 97 mijë lekë.Valbona është e dëshpëruar por jo e dorëzuar. I kalon ditët me shpresë se dikush mund të bëj dicka për të. Së pari shteti, përmes ministrisë së Mirëqenies Sociale duke e rifutur në skemën e ndihmës ekonomike për të plotësuar nevojat për ushqim të të miturve, por edhe individë dhe shoqata që ndihmojnë raste të tilla, kur fati dhe fatkeqësitë bashkëjetojnë në një strehë.
