Obama: Liria më e fuqishme se frika, do ta luftojmë terrorizmin

"Liria është më e fuqishme se frika", ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama, disa ditë pas sulmeve që tronditën Kaliforninë. Lideri i Shtëpisë së Bardhë kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të luftuar ekstremizmin, teksa bëri me dije se qeveria e tij do të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë për parandalimin e incidenteve të ngjashme me atë të San Bernardinos."Rreziku i terrorizmit është mjaft i prekshëm, por ne duhet që t'a parandalojmë. Do t'a shkatërrojmë Shtetin Islamik dhe çdo organizatë që ka për qëllim vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Në këtë betejë duhet mbështetja e të gjithëve. Edhe liderët myslimanë duhet të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen e ideologjive ekstremiste."Me tej Obama bëri me dije se do të ketë rritje të masave të sigurisë si dhe kontrrolle me të rrepta për individët që hyjnë pa vizë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Lideri i Washintonit nënvijëzoi se do të ndryshohen edhe procedurat e blerjes së armëve për t'i mbajtur ato larg personave të rrezikshëm.