Këshilltarët e LSI nisin konsultat për pr/buxhetin e Bashkisë së Tiranës për 2016
LSI kishte paralajmëruar vetëm pak orë pas debatit në seancë plenar për buxhetin, se do të kërkonte rishikim të tij. Pakënaqësi, aletatët në qeverisje me PS shprehën veçanërisht për bashkitë. Për kryeqytetin, këshilltarët e LSI, nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur konsultat me përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorët, duke kërkuar mendimin e tyre, se ku duhet investuar apo shtuar paratë.Braimllari: “Vetë ndarja e re administrative territoriale kërkon nga ana saj një ligj të ri. Por nga ana tjetër, ky projektligj duhet të ishte pjesë e diskutimit publik, të ishte pjesë e konsultave, sepse nuk mundet të dërgohet në parlament një projektligj i cili nuk kalon në konsultë publike, i cili nuk konsultohet me bashkitë e vendit tonë, nuk konsultohet me këshilltarët, nuk konsultohet me qarqet apo me këshillat e qarqeve”,Rrokaj: “Në kuadrin e ndarjes së re administrative, konceptimi i funksionimit të politikave rinore duhet të bëhet në kuadrin e kësaj ndarje të re administrative për të krijuar një sinergji nga komunat më të largëta deri tek njësitë administrative”.Për buxhetin e bashkisë së Tiranës, u shpreh me rezerva edhe vetë kryetari, Erjon Veliaj, i cili tha se për kryeqytetin duhet te kishte pasur më shumë fonde.