Përplasen dy makina, vdesin 2 kunata, rëndë djali 10 vjeçar
Përplasja mes dy mjeteve në vendin e njohur si pishat në Fushë Bulqizë u ka marrë jetën dy grave, ndërsa një fëmijë ka mbetur i plagosur rëndë.Sipas Policisë si pasojë e përplasjes së një Benzi dhe një Land Roveri, në aksin Maqellarë Bulqizë, kanë humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal të dy kunatat Zylfije dhe Sadete Kryemadhi, ndërsa një fëmijë 10 vjeçar me iniciale B.K, në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.I mituri është djali i Sadete Kryemadhit, njëra nga viktimat.Ngrica në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin tragjik, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Xhevat Kryemadhi 43 vjeç, i cili është bashkëshorti i Sadetes.Ndërkohë në Arameras të Fushë Krujës mbrëmjen e djeshme është përplasur për vdekje një 12 vjecare.Sipas policisë, mjeti që ka aksidentuar për vdekje të miturën me iniciale E.B është larguar nga vendngjarja dhe është arrestuar tek një i afërm në Fushë Krujë ku ishte fshehur.12 vjecarja ka qenë duke shkuar tek një i afërm që e kishte shtëpinë pranë rrugës, kur është përplasur për vdekje, nga një mjet që lëvizte me shpejtësi të madhe, i drejtuar nga 37 vjecari Ismet kodra, i cili u arrestua.[caption id="attachment_630223" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_630224" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_630225" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_630226" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga aksidenti[/caption][caption id="attachment_630227" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga aksidenti[/caption]/Oranews.tv/