Mali i Zi pranohet në NATO, por Rusia mund të mos jetë e kënaqur
NATO ka ftuar Malin e Zi ti bashkohet Aleancës, duke shënuar zgjerimin e parë pas 6 vitesh, pas 2009 ku anëtarësua vendi ynë dhe Kroacia.I konsideruar historik nga kreu i Aleancës, Jens Stoldenberg, vendimi vjen 16 vjet pasi NATO bombardoi Malin e Zi gjatë luftës së Kosovës, kur ende ishte pjesë e Jugosllavisë.Bisedimet e pranimit të Malit të Zi pritet të zgjasin një vit deri në aktin final të anëtarësimit.“Dua të njoftoj publikisht se ftesa ndaj Malit të Zi për t’iu bashkuar Aleancës është konsensuale”, tha Stoldenberg në konferencën për shtyp.Kurse Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksiç u shpreh se vendi i tij është gati për të qenë pjesë e kësaj organizate."Këto janë kohë shumë delikate dhe sfiduese për Aleancën. Ne e kuptojmë se uniteti dhe solidariteti janë të nevojshme tani më shumë se kurrë. Por unë mund t'ju siguroj se Mali i Zi tashmë vepron si një anëtar i 29-të me kontributin e tij për stabilitetin euro-atlantik. Ne jemi të gatshëm për të ndarë barrën me ju dhe të qëndrojmë krah për krah me aleatët”, u shpreh ai.Me 650 mijë banorë, Mali i Zi ka një ushtri të vogël me rreth 2 mijë trupa aktivë.Por diplomatët e NATO-s thonë se kjo ftesë dërgon një mesazh të qartë për Rusinë se ajo nuk mund të vërë veton në zgjerimin e Aleancës.Moska ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ky vendim i NATO-s do të përbënte kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.Por vendimi ishte përgjigje e qartë e Aleancës, se dera e saj është e hapur, teksa kandidatët në pritje janë Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia.


