Kokainë nga Panamaja në Shqipëri, ekstradohet i dënuari me 12 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2015, 08:42
Ekstradohet nga nga Caracas i Venezuelës 44-vjeçari nga Berati i dënuar me 12 vjet për burg për trafikim të lëndëve narkotike.Armand Gavelli ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, me vendimin penal nr. 19, datë 23.03.2012, me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.Sipas policisë, shtetasi Armand Gavelli, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë trafikuar një sasi lëndë narkotike e llojit Kokainë, nga Panamaja në drejtim të Shqipërisë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Carakas më datën 11.03.2015, në Caracas u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.