Nis sot Konferenca për klimën, masa të rrepta sigurie dhe protesta nga aktivistët
Në Paris nis sot konferenca globale për ndryshimet klimaterike në të cilën marrin pjesë 140 liderë nga mbarë bota, mes tyre dhe kreu i shtetit Bujar Nishani.Autoritetet franceze kanë përforcuar masat e sigurisë.Ministri i Brendshëm, Bernard Cazanueve, tha se do të vendosë 8 mijë policë shtesë për të kontollluar të gjitha pikat kufitare të Francës dhe 2.800 trupa shtesë do të vendosen në veri të Parisit.Mëngjesin e të dielës edhe pse kryeqyteti francez ishte bosh, policia ka monitoruar gjithë kohën pikat kryesore turistike, përfshirë Kullën Eifel dhe Champs Elysees.Por pavarësisht masave, qindra protestues kundër ndryshimeve klimatike u përleshën me policinë në sheshin “Republika”.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila ishte mbledhur në afërsi të memorialit të viktimave të terrorizmit, por edhe për të shmangur grumbullimet masive të njerëzve pasi rreziku i sulmeve mbetet ende permanent.Më herët policia ndaloi tubimin prej 20 mijë personash kundër samitit, pornë vend të kësaj sheshi “Republika” u mbush me mijera këpucë.Konferenca e ndryshimeve klimatike do të zhvillohet në kryeqytetin francez nga data 30 nëntor deri 11 dhjetor, ku shpresohet të arrihet një marrëveshje ligjore dhe universale mbi klimën.
