Ndryshimet klimaterike, protesta në të gjithë botën një ditë para Samitit në Paris
Pak orë para samitit të klimës në Paris, në gjithë globin miliona vetë dolën në protesta duke bërë thirrje për mbrojtjen e planetit.Në Londër, dhjetëra mijëra vetë marshuan në qendër të qytetit dhe në krye të porotestuesve ishin yjet e muzikës dhe të modës si Peter Gabriel dhe Vivienne Uestud.Protestuesit thanë se politikanët ndërkombëtare duhet të ndërgjegjësohendhe të marrin hapa konkrete për të parandaluar pasojat e rënda që po shkaktojnë çdo vit ndryshimet klimaterike.BerlinEdhe në Berlin më shumë se 10 mijë vetë dolën në rrugë duke protestuar për situatën aktuale të klimës, ata thanë se po solidarizoheshin me parizienët të cilët e kishin patur shumë të vësstirë të protestonin normalisht për shkak të masave të sigurisë dhe frikës së terrorizmit.“Shpresojmë që zëri ynë të dëgjohet deri në Paris”, tha një prej protestuesve.UkrainëPriotestë kundër ndryshimeve klimaterike u organizua edhe në Kiev, ku mijëra ukrainas thanë se liderët botërorë duhet të bashkohen në një front të vetëm kundër ngrohjes globale.SidneiNë Sidnei të Australisë dhjetëra-mijëra protestues i apeluan qeverisë të reduktojë ndotjen që vjen për shkak të karburanteve dhe të përqafojnë energjinë e rinovueshme.Hong KongEdhe në Hong Kong protestuesit kërkuan masa urgjente për përmirësimin e klimës, duke u shprehur se përmbytjet, zjarret në pyje dhe tajfunët po shkaktojnë çdo vit qindra viktima.
