Pema e Krishtlindjeve me 520 mijë drita thyen rekord botëror

Kjo është pema e Krishtlindjeve e dekoruar në Canberra të Australisë e cila ka thyer rekord botëror me numrin më të madh të dritave.David Richards ka vendosur plot 520 mijë llamba LED dhe një yll 1.5 metra në pemën 22 metra e cila tanimë është vendosur në një park komercial të Japonisë.