Breshëri të shtënash në Kolorado, 2 civilë dhe një polic mbetën të vdekur

Mësohet se në klinikë ka pasur të shtëna me armë, dhe shkëmbim zjarri për të paktën pesë orë, deri në momentin që autori I dyshuar, Rober Leëis Dear,  u vetëdorzua.Ai vinte nga Karolina e Veriut, por ende nuk ka detaje mbi motivet e sulmit të bërë prej tij.Mes tre personave të vrarë përfshihen dy civilë dhe një oficer policie, i quajtur Garret Sëasey. Ky i fundit ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ndërkohë bëhet me dije se nëntë personat e plagosur ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.Midis tyre, 5 janë antarë të forcave policore. Mbi incidentin u prononcua për mediat Kryetari i Bashkisë së Colorado Springs, John Suthers, i cili shprehu ngushëllimet e tij për tragjedinë e ndodhur. Ai tha se vendi kishte humbur dy qytetarë dhe një polic nderuar.Për klinikën e planifikimit familjar ka pasur protesta të përsëritura nga aktivistët që kundërshtojnë abortetet.Sipas autoriteteve, kjo është edhe pista kryesore e hetimeve të tyre. 2EDCAA7B00000578-3336790-image-m-59_14486540272252EDCAACA00000578-3336790-image-m-64_14486544430022EDCEE6200000578-3336790-image-a-66_14486593193842EDCCB7100000578-3336790-image-a-65_14486557166572EDCAD3000000578-3336790-image-m-54_14486534428492EDCA37200000578-0-image-a-43_1448652137194