Angjeli për boxhin publik: Mazhoranca do të përmbushë zotimin për ta ulur

Në studion e lajmeve të Ora News deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli konfirmoi se mazhoranca është e vendosur për të ulur borxhin publik por tha ndër të tjera se për të arritur këtë synim duhet që të realizohen më parë të ardhurat.Anastas Angjeli: “Në qoftë se ekonomia do të rritet ashtu siç e parashikojmë, në qoftë se ne shpenzimet që kemi parashikuar do t’i realizojmë në drejtimet që ne kemi përcaktuar në buxhet, dhe natyrisht nuk mjafton vetëm t’i harxhojmë po duhet t’i harxhojmë ato në mënyrë efiçente dhe me cilësi atëherë objektivi i borxhit padyshim që do të realizohet.Në rast se do të ndodhë e kundërta, në qoftë se nuk do të realizohen të ardhurat, në qoftë se shpenzimet nuk realizohen gjithashtu sepse nuk ka të ardhura atëherë do të jemi të detyruar të mbajmë një qëndrim.Padyshim që ka mosrealizim të të ardhurave, flasim për vitin që jemi. Duke pasur një mosrealizim të të ardhurave në këtë vit ka dhe një mosrealizim të shpenzimeve nga ana tjetër. Kuota e defiçitit dhe borxhit është ruajtur deri tani. Kështu do të ndodhë dhe vitin tjetër.Por kjo është e lehtë në qoftë se nuk realizojmë të ardhurat , nuk realizojmë shpenzimet e ruajmë dhe defiçitin dhe borxhin.Por nuk është ky qëllimi dhe synimi i konsolidimit fiskal.Qëllimi është që t’i realizojmë të ardhurat t’i realizojmë shpenzimet me qëllim që të ulim borxhin aq sa e kemi parashikuar.” /Oranews.tv/