Protesta masive në Turqi pas arrestimit të dy gazetarëve që akuzuan qeverinë
Mijëra njerëz kanë protestuar në Turqi kundër arrestimit të dy gazetarëve të njohur me akuzën e spiunazhit dhe të propagandës terroriste.Arrestimi i tyre ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ankara dhe veçanërisht ndaj regjimit të Presidentit Rexhep Tahip Erdogan.Kryeredaktori i të përditshmes “Cumhuriyet Can Dundar” dhe përfaqësuesi i Ankarasë Erdem Gul publikuan një artikull në të cilin thuhet se shërbimi inteligjent i Turqisë ka ndihmuar në dërgimin e armëve në Siri.Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se janë vërtet të shqetësuar mbi këtë raport, kurse opozita vendase shpërtheu në kritika ndaj qeverisë.Protesta u shoqërua me tensione, ku policia ka përdorur lëndë spraiti të ndryshëm për të shpërndarë turmën nga sheshi kryesor i kryeqytetit Kizilay."Ndihem keq e i pashpresë, por nuk heq dorë. Ata po na kërcenojnë dhe po përpiqen të na ndalojnë fjalën e lirë, le të na arrestojnë, ne do ti shkojmë deri në fund kësaj çështje, thotë korrespondenti diplomatik për gazetën “Cumhuriyet Duygu Guvenc”.Turma të mëdha protestuan edhe në Stamboll, duke brohoritur Erdogan është vrasës dhe duke akuzuar partinë në pushtet AK për bashkëpunim me Shtetin Islamik.Disa prej tyre kishin në duar numrin e nesërm të gazetës në faqen e parë së cilës shkruhej ditë e zezë për shtypin.