Ankaraja pezullon fluturimet mbi Siri, Erdogan: Mos luani me zjarrin
Edhe pse ekziston një mundësi që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan të takohen gjatë Samitit të klimës që do të thirret nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, marëdhëniet midis dy vendeve vijon të mbeten të tensionuara.Kanë qënë deklaratat e ndërsjellta të përfaqësuesve nga shtetet respektive që kanë reflektuar situatën kritike."Mos luani me zjarr", ishin këto fjalët e përdorura nga Presidenti Erdoan, i cili tha se Rusia po lëshon akuza të padrejta në drejtim të vendit të tij.Ai shprehu vullnetin e tij për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, duke nënvizuar se Ankaraja nuk ka asnjë faj në rrezimin e avionit rus. Sipas Erdogan, ushtria turke bëri detyrën.Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë të dhënë gjatë orëve të fundit, tha se Turqia shkeli çdo normë duke rrëzuar avionin rus.Ai shtoi se ky veprim do t'a vendosë në një pozitë mjaft disfavorshme Ankaranë nga pikpamja e interesave afatgjatë kombëtarë.Turqia ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve ushtarake në Siri, për të evituar një tjetër përplasje me forcat ajrore ruse.Një lajm i tillë është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat citojnë burime konfidenciale pranë qeverisë së Ankarasë.Sipas tyre, një situatë e tillë do të vijojë deri në rivendosjen e komunikimit diplomatik midis Rusisë dhe Turqisë.