Bashar al-Assad kërcënon perëndimin

Presidenti sirian, Bashar al-Assad  ka kërcënuar perëndimin se do të paguajë një çmim të lartë për atë që e përshkroi si mbështetje të shteteve perëndimore ndaj Al Kaedës në vendin e tij.Në një intervistë televizive, presidenti sirian e krahasoi situatën me mbështetjen amerikane për islamistët në Afganistan, e cila çoi në forcimin e talibanëve dhe Al Kaedës.Këto komente vijnë pas lajmit që Fronti kryengritës Al Nusra në Siri është zotuar për aleancë me Al Kaedën, duke u përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.Grupi ishte një forcë efektive antiqeveritare në Siri. Ai ka marrë përsipër shumicën e sulmeve vetvrasëse gjatë konfliktit sirian.Më shumë se 60 mijë persona vlerësohet të kenë humbur jetën gjatë trazirave kundër Qeverisë së Al Asad, prej Marsit 2011.