Koreja e Veriut kushtëzon bisedimet
Koreja e Veriut ka thënë se do t'iu kthehej bisedimeve për uljen e tensioneve vetëm nëse Kombet e Bashkuara heqin sanksionet kundër saj dhe Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut ndërpresin stërvitjet ushtarake. Kushtet i ka bërë të ditura Komisioni për Mbrojtje Kombëtare.Ai po ashtu ka kërkuar nga OKB-ja që të tërheqë armët bërthamore, për të cilat Phenjani beson se janë të pozicionuara në Korenë e Jugut dhe në rajonMinistria e Jashtme jugkoreane u është përgjigjur kushteve të Veriut, duke i quajtur ato absurde. OKB vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut pasi vendi komunist realizoi testin e tretë bërthamor më 12 Shkurt. Ndërkohë, stërvitja e përvitshme ushtarake SHBA-Kore e Jugut nisi në muajin Mars.Tensionet në Gadishullin Korean mbeten të larta që kur Korea e Veriut kreu testin e tretë bërthamor nën tokë, që pasoi me vendosjen e sanksioneve të reja të OKB.Në javët e fundit, Veriu ka kërcënuar se do të sulmojë me raketa Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat ushtarake amerikane në rajonin e Azisë së Paqësorit.Presidentja koreano-jugore, Park Gyeun Hye, ka bërë një ofertë për bisedime me Veriun, por ky i fundit ka deklaruar se bëhej fjalë për një truk.