Këtë herë skaneri zbulon 113 kg kanabis të fshehura mes kolive të këpucëve
Plot 113 kg kanabis sativa të fshehura mes kolive të këpucëve janë gjetur në një trajler. Këtë herë skanimi bëri punën e vet, ndryshe nga ngarkesa prej 1600 kg kanabis e cila u arrit të dilet nga porti pavarësisht skanimit. Pas zbulimit u arrestuan 5 doganierë e policë kufitarë si dhe u ndaluan dy punëtorë skaneri të RapiskanPolicia e Durrësit njoftoi sot për goditjen e këtij rasti të trafikut të drogës të ndodhur një ditë më parë, 25 nëntor 2015.Policia Kufitare në bashkëpunim Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Doganën që mbikqyr sistemin e skanerit kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.“Më datë 25.11.2015, në vendin e quajtur vija e dytë në P.K.K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kokën e tralerit me targë AA 250 JA dhe tralerit me targë ACR 470, në brendësi të ngarkesës me koli këpucësh i’u gjetën 120 pako të mbështjella me qese celofoni me peshë: rreth 113 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informon policia.Në pranga është vënë drejtuesi i trajlerit, Xhaferr Hoxha, 39 vjeç, banues në Durrës.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.Policia thotë se operacioni ishte bashkëpunim mes policisë kufitare, sektori i narkotikëve dhe Doganës. [caption id="attachment_624910" align="alignnone" width="634"]
Droga e sekuestuar ne port[/caption][caption id="attachment_624908" align="alignnone" width="636"]
Droga e sekuestuar ne port[/caption]