Reforma në drejtësi, Raunig: Ndryshimet e propozuara do të hapin një kapitull të ri

Ambasadori i OSBE Florian Rauning deklaroi se 53 ndryshimet e propozuara në kuadër të reformës në drejtësi do të hapin një kapitull të ri në historinë kushtetuese të Shqipërisë, duke sjellë drejtësi më të mirë. Duke folur para gjyqtarëve dhe prokurorëve në  tryezën e "Konsultimit publik të paketës së ndryshimeve kushtetuese" që u organizua në Durrës, Rauning nënvizoi se  reforma në drejtësi do jetë e suksesshme atëherë kur gjykatat nga Tropoja në Sarandë të japin vendime të drejta. Florian Rauning, ambasori i OSBE-së: “Unë shpresoj që ndryshimet legjislative do të sjellin drejtësi më të mirë, por kjo është në duart tuaja. Përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund të arrihet në kuvend, por në gjykatat e çdo vendi, nga Tropoja deri në Sarandë”. Rauning tha se heqja e imunitetit të gjyqtarëve do të kufizonte korrupsionin, por nga ana tjetër koncepti i imunitetit i mbron  ata nga ndërhyrjet e jashtme dhe për këtë cështje ai kërkoi sqarime nga ekspertja Aurela Anastasi. Florian Rauning: “Koncepti i imuniteti është atje për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme, përfshi këtu edhe ndërhyrjet politike”Aurela Anastasi, eksperte e nivelit të lartë: Heqje e imunitetit vetëm për gjyqtarët? Mos duhet ta heqim për të gjithë imunitetin? Këtu përfshijmë dhe deputetët”.Reforma në Drejtësi ëhstë kërkesa kryesore e BE për integrimin e vendit, dhe miratimi i saj në parlament me konsensus të gjerë po kërkohet me ngulm nga diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.