Nxënësit e Bujanocit në protestë, kërkojnë libra shqip
Këshilli Studentor i Luginës së Preshevës në Bujanoc protestoi pasditen e sotme me moton “Duam libra shqip!”.Në protestë morën pjesë qindra nxënës bashkë me mësuesit e tyre.Protestuesit i kërkuan doganave serbe të zhbllokojnë librat të dhuruara nga Kosova.Donacioni i librave nga Ministria e Arsimit të Kosovës u nis drejt Preshevës një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor, por u bllokuan ngsa autoritetet serbe me pretendimin se kanë përmbajtje “nacionaliste”.Kur jemi pothuajse në mesin e vitit shkollor, nxënësit në mungesë të librave detyrohen të marrin shënime.“Është një gjë shumë e rëndë, sepse gjatë orës ne nuk mund të marrim çdo gjë që është në libër, por vetëm hollësitë, ndaj dhe shumë gjëra mbeten pa shpjeguar”, thotë nxënësja Anita Halimi.“Na mungojnë librat sepse kjo është një shkollë shqipe dhe duhet pasur libra shqip”, shprehet nxënësi tjetër Elmirjon Rexhepi.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu tha se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre derisa të mos ketë më probleme për mësimin e gjuhës shqipe.“Serbët mësojnë me tekste të Serbisë, pa pasur asnjë problem. Pse të ndalohet libri shqip në Luginën e Preshevës? Kjo tregon qartë se Serbia nuk ka vullnet të zgjidhë problemet e shqiptarëve”, ka deklaruar kryetari i KKSH-së, Musliu.Qeveria e Serbisë për herë të dytë ka ndaluar librat sqhip, të cilët i konsideron ilegalë në sistemin arsimor serb./Marrë nga Presheva Jonë/