Hyri për të vjedhur, vritet Valentin Frrokaj. I dënuari përjetë ishte në arrati
Valentin Frrokaj, i dënuari me burg përjetë në Italia është vrarë mbrëmjen e djeshme (24 nëntor), teksa ka hyrë në banesën e një tregtari bizhuterish. Ngjarja ka ndodhur në komunën Lucino di Rodano në provincën e Milanos.37-vjecari shqiptar është vrarë me armë zjarri në brendësi të një vile ndërsa kishte hyrë për të grabitur. Vrasja është kryer nga pronari i banesës, italiani Rudolfo Corazzo, tregtar bizhuterish.Sipas rrëfimit të italianit, në orën 21:00 të mbrëmjes së 24 nëntorit, teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, në oborrin e vilës sulmohet dhunshëm nga tre persona, të cilët i kërkojnë të hap derën e të fik telekamerat. Në brendësi të banesës gjëndeshin bashkëshortja e tij e vajza 10 vjecare.Sapo hyjnë në shtëpi tregtari italian, i cili lëviz përherë i armatosur, reagon duke qëlluar i pari me armë në ajër. Pas përgjigjes po me armë nga ana e njërit prej hajdutëve, Rudolfo Corazo rrëfen se ai ka qëlluar për t'u mbrojtur kundër njërit prej tyre e ku mbetet viktimë shqiptari 37 vjecar Valentin FrrokajDy hajdutët e tjerë largohen me shpejtësi nga vendngjarja.Mëngjesin e sotëm policia italaine ka mundur të zbardhë identitetin e shqiptarit. Valentin Frrokaj është një person mjaft i njohur nga forcat italiane të rendit. Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 7 maj të vitit 2014 ishte arratisur nga burgu Pagliarelli i Palermos ku vuante dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte vrarë një bashkëkombas shqiptar më 23 korrik të vitit 2007 në qytetin e Breshias.Ai kishte tentuar të arratisej dhe herë tjetër nga burgu fillimisht më vitin 2013 ku vuante dënimin në burgun e Parmës.Rrëfimi i pronarit të vilës, Corazzo: “Nuk doja ta vrisja, por të vetëmbrohesha”“Bëra gjithçka për të mbrojtur familjen time, vajzën dhe gruan”. Kështu tha tregati i bizhuterive Rodolfo Corazzo pas ngjarjes. “Synimi im nuk ishte ta vrisja, por për ta larguar atë. Falë Zotit kisha një armë, nëse s’do të isha i armatosur, do të na kishte vrarë ai, jam i sigurtë”.“I pata dhënë gjithçka, , në shtëpi nuk kisha asgjë por ata vazhdonin të më kërcënonin, vazhduan të frikësonin edhe vajzën time 11-vjeçare. E çuan në pianon në katin e sipërm, dhe i thoshin: nëse babai yt nuk na jep paratë, do të të prejmë gishtat. Na mbajtën rreth 1 orë e gjysëm nën kërcënimin e një pistolete. Unë qëllova vetëm tre herë, 2 plumba shkuan bosh, kurse i treti kapi njërin prej tyre” tregoi Corazzo[caption id="attachment_624237" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Valentin Frrokaj[/caption][caption id="attachment_624236" align="alignnone" width="331"]
Ne foto: Italiani Rudolof Corazzo, vrasësi i hajdutit shqiptar[/caption][caption id="attachment_624214" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shqiptari Valentin Frrokaj dhe banesa ku hyri te grabiste[/caption]
(Arratisja e Frrokajt në 6 qershor 2015)