Itali, Meta-Boldrinit: Të hiqet taksa e mjeteve të transporteve për biznesin

Në vizitën e tij 3-ditore në Itali, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka takuar homologen e tij Laura Boldrini. Pasi dy zyrtarët  vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, kryeparlamentari Meta ka kërkuar miratimin e ligjit për heqien e taksave të mjeteve të transportit për biznesin.“Të forcojmë dhe konkretizojmë partenritetin strategjik dhe bashkëpunimin mes dy parlamenteve tona, po ashtu të forcojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të rritet prezenca e biznesit italian në sektorët energjitikë”, është shprehur Ilir Meta.Nga ana e saj Boldrini tha se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Po ashtu Meta kërkoi shtimin e fondeve për gjuhën shqipe për arbereshet, duke theksuar se Komuniteti shqiptar në Itali është i integruar dhe kontribuues për të dy vendet.Kryeparlamentarja Boldrini pranoi ftesen e Metes per te vizituar Shqiperine.